Skip to content

E trishtë! Ndahet nga jeta futbollisti i njohur

    Juan Manuel Villa, ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe Spanjës, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

    Lajmin e ka njoftuar vetë klubi “Los Blancos” me anë të një postimi në rrjetet sociale.

    Juan Manuel Villa ndihmoi Real Madridin të fitonte Kupën e katërt Europiane (Champions League) në vitin 1959. Me Real Zaragoza, ai fitoi një herë Kupën e Panairit dhe 2 trofe Copa de España.

    Ai gjithashtu fitoi Kampionatin Europian të vitit 1964 me kombëtaren spanjolle.