Një lajm i hidhur ka tronditur botën e artit shqiptar këtë 3 prill. Në moshën 93-vjeçare, ka mbyllur sytë përgjithmonë një nga figurat më të shquara të kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Margarita Xhepa.
Aktorja e madhe, e cila i fali gjithë jetën dhe shpirtin e saj artit, u shua pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Prej ditësh, ajo ndodhej në spital, ku gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar, duke e detyruar të qëndronte e intubuar.
Margarita Xhepa ishte më shumë se një aktore; ajo ishte një monument i gjallë i kulturës shqiptare. Me një karrierë të pasur në teatër dhe kinema, ajo la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke u bërë frymëzim për breza të tërë artistësh dhe dashamirësish të artit.
Roli i saj në qindra shfaqje teatrore dhe filma e ka bërë të pavdekshme në kujtesën e çdo shqiptari.