Skip to content

E trishtë/ Mbytet duke u larë në lum një 13-vjeçar

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mjedë të Vaut të Dejes ku mësohet se një 13-vjeçar është mbytur aksidentalisht në lumin Drin. Bëhet me dije se 13-vjeçari po lahej në lumë. Nërkohë grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.

    Njoftimi: 

    Vau i Dejës/Informacion paraprak

    Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

    Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.