Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku një grua 57-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima me inicialet M. B. kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa tani po hetohen rrethanat e vdekjes së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori, teksa po punojnë për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.”