Skip to content

E trishtë! Autobuzi përplaset me një kamion, humbin jetën 24 persona

    Një aksident tragjik është regjistruar në Zacatecas të Meksikës.

    Një autobus u përplas me një kamion, ku si pasojë humbën jetën 24 persona dhe 5 të tjerë u plagosën. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur autobusi që transportonte pasagjerë është përplasur me pjesën e pasme të kamionit që transportonte misër.

    Guvernatori i shtetit David Monreal konfirmoi të dhënat dhe premtoi të mbështesë viktimat dhe të afërmit e tyre.

    Një zyrtar lokal tha për Reuters se po vazhdojnë përpjekejet për të nxjerrë trupat që përfunduan në luginë si pasojë e përplasjes së fortë.

    Autobusi ishte nisur për në Ciudad Juarez, një qytet kufitar në shtetin e Chihuahua.