E tmerrshme në Itali, rrëmbehet foshnja në maternitet, policia jep detajet: Një grua shtatshkurtër hyri në dhomë me maskë..

Rrëmbimi i një foshnje një ditëshe në Cosenca të Italisë ka ngritur në këmbë autoritetet, por fatmirësht ngjarja është zbardhur pas disa orësh.

I porsalinduri u gjet nga policia, e cila ndaloi dy persona, burrë dhe grua, të cilët kishin marrë vogëlushen në klinikën e “Zemrës së Shenjtë” në qendër të qytetit.

Rrëmbimi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:30. Vajza e vogël ndodhej në një dhomë të klinikës me nënën e saj, një amvisë rreth 27 vjeç dhe vjehrrën.

Sipas rikonstruksionit të bërë nga policia që hetoi rrëmbimin, një grua shtatshkurtër hyri në dhomë, me fytyrën e mbuluar pjesërisht nga një maskë dhe flokët e lidhur me gërsheta, ajo u prezantua si një punonjëse e kujdesit për fëmijët dhe tha se duhej të merrte fëmijën tek pediatri.

Pastaj ajo mori vajzën e vogël dhe u largua. Nëna dhe gjyshja e vogëlushes, duke mos parë kthimin e saj, pas pak u alarmuan dhe kërkuan informacion.

Në daljet e qytetit janë vendosur postblloqe, me bindjen se çifti është larguar me makinë. Një tension që zgjati derisa një patrullë ndali makinën me rrëmbyesit dhe vogëlushen në bord duke shënuar kështu fundin e asaj që po kthehej në një makth.

Autoritetet ndërkohë kanë nisur një hetim për të zbuluar motivet e këtij rrëmbimi, pasi prindërit e foshnjës ishin dy punëtorë të thjeshtë.

- Advertisement -

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Çfarë ndodhi në tregun valutor? Ja si këmbehet euro dhe dollari ditën e sotme..

Ditën e sotme e shtunë, 29 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe...

Shokuese/ Pastruesja gjen foshnjën e pajetë në koshin e plehrave të aeroportit

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë. Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.