E tmerrshme/ Gruaja qëllon për vdekje 4 fëmijët e saj, telefonon policinë, i tregon ku gjenden trupat, më pas..

398
0

Ka shokuar mbarë SHBA-në veprimi i tmerrshëm i një gruaje 32-vjeçare e cila qëlloi për vdekje 4 fëmijët e saj, e më pas i dha fund jetës! Një nga vajzat mbijetoi për mrekulli, por shanset e saj për të mbetur gjallë janë minimale.

Pasi hapi zjarr ndaj fëmijëve, gruaja e ka marrë vetë policinë në telefon, dhe ka treguar se ku mund t’i gjenin trupat.

“Dy fëmijë janë lart në krevat fëmijësh dhe dy fëmijë në katin e poshtëm në dhomën e tyre të përbashkët të gjumit”, ka thënë 32 vjecarja.

Pas përcjelljes së informacionit të tmerrshëm tek efektivët e policisë, gruaja tha se do të vriste veten në dhomën e saj të gjumit. Me gjithë përpjekjet e efektivëve, të cilët e inkurajuan të qëndronte “në linjë”, ajo ndoqi vendimin e saj.

Gruaja, e identifikuar si Tranyelle Harshman nga Byron, Wyoming, një qytet rural në SHBA me rreth 600 banorë, u gjet e qëlluar në kokë. Fëmijët e saj, të moshave 2 deri në 9 vjeç, u gjetën gjithashtu të qëlluar në kokë. Dy fëmijë 2-vjeçarë dhe një vajzë 9-vjeçare u shpallën të vdekur në vendngjarje, por vajza tjetër vetëm 7-vjeçare u transportua me urgjencë me helikopter në spital. Shanset e saj për mbijetesë megjithatë janë të pakta.

Familja e Tranyelle Harshman tha se ajo kishte luftuar me probleme të shëndetit mendor për një kohë të gjatë, pasi ishte diagnostikuar me depresion post-partum. Edhe pse iu nënshtrua terapisë dhe të afërmit dhe të njohurit e tij kishin shpresa se do të shërohej, kjo nuk ndodhi kurrë.

Kjo tragjedi na ka shkatërruar. Babai i fëmijëve, Cliff  Harshman dhe të afërm të tjerë janë në gjendje të tmerrshme”, thuhet në një mesazh të dërguar nga të njohurit e gruas.