‘E thamë se plasëm..’ Gazetarja e Top Channel “ndahet nga burri, ne lidhje me kolegun prej 6 muajsh..”

2869
0

Dy moderatorët e “Shqipëria live”, Erjona Rusi dhe Flori Gjini kanë publikuar nje video në Instagram: “Unë dhe Flori jemi në një lidhje”, shprehet Erjona në këtë video.

“Nuk është aspak e lehtë për ne, aq më tepër që jemi çdo ditë në transmetim bashkë. Ka ardhur momenti t’i themi disa gjëra, kjo është jeta jonë private dhe s’donim t’i bënim të ditur disa detaje të jetës sonë private. Prej gati 6 muajsh, unë dhe Flori jemi në një lidhje. Prej më shumë se një viti jam ndarë nga burri, produksioni e ka ditur”, shprehet Rusi.

Pikërisht këtu, teksa i përkëdhel Erjonës krahun, ndërhyn Flori: “Nuk mundeshim dot të flisnim, sepse ajo kontratë na ka bllokuar shumë”, dhe…. kaq ishte! Shpërthejnë të qeshurat. Gjithcka ishte nje shaka per te ironizuar Tean dhe Andin, dy personazhet e “Përputhen”.