Skip to content

E sulmuan në shtëpi pasi çoi fëmijët në shkollë, shqiptari gjendet i pajetë nga bashkëshortja në Itali

    Një shqiptar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Castelli Romani në Itali.

    49-vjeçari Petrit Caka u gjet i pajetë në tokë nga bashkëshortja, e cila më pas njoftoi ambulancën, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

    Për momentin hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe priten rezultatet e raportit të mjekësisë ligjore. Në trupin e 49-vjeçarit kishte shenja të qarta të një përleshjeje që sugjeron se ishte një vrasje.

    Sipas mediave italiane, pasi ka shoqëruar tre fëmijët në shkollë mëngjesin e djeshëm, burri është kthyer në shtëpi dhe aty është sulmuar.