“E solla për vizitë, mjeku më tha ka virozë”, flet babai i 3-vjeçares që nderroi jetë: Kishte 8-9 ditë sëmurë, dje u bë keq..

99
0

Një vajzë 3-vjeçare (më herët u raportua 2-vjeçe) ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në spitalin e Elbasanit pasi kishte temperaturë të lartë. Babai i saj, Agim Islami duke folur për mediat ka deklaruar se para pak ditësh e ka çuar vajzën në spital dhe mjeku i ka thënë se është thjesht virozë dhe ka marrë ila çe e është larguar për në shtëpi.

“Goca nuk ishte sëmurë asnjëherë. U sëmur para 8-9 ditësh. E çova për vizitë, më tha mjeku; virozë. Më dha një qese me ilaçe e ikëm në shtëpi. Dje u bë keq, filloi t’i nxihej buza. E solla në spital, i bënë dy bidonë me serum, por goca nderroi jete. Më kanë thënë virozë. Se di se si më iku goca. S’ja di as emrin mjekut. S’na kanë dhënë gjë për shkaqet e gocës.”