E rralle/ Ndodh një në dy milion raste, Binjakët lindin në vite të ndryshme, vëllai në 2021 ndersa motra në 2022

253
0

Ata kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme … 15 minuta larg njëri-tjetrit. Është historia e dy binjakëve: Alfredo Antonio Trujillo dhe Aylin Yolanda Trujillo. E para erdhi në botë në orën 23.45 më 31 dhjetor 2021, ndërsa e dyta në mesnatën e 1 janarit 2022. Ndodhi në spitalin e Qendrës Mjekësore Natividad në Kaliforni.

Përafërsisht 120,000 lindje binjake ndodhin në Shtetet e Bashkuara çdo vit. Megjithatë, mundësia që binjakët të lindin në vite të ndryshme është një në dy milionë.

“Për mua është çmenduri që janë binjakë dhe kanë ditëlindje të ndryshme”, tha mami Fatima Madrigal. “Kjo ka qenë sigurisht një nga pjesët më të paharrueshme të jetës sime. Ka qenë një kënaqësi e vërtetë t’i ndihmoja këta të vegjël të vijnë në botë shëndoshë e mirë në 2021 dhe 2022. Çfarë mënyrë fantastike për të filluar vitin e ri!” Komentoi Ana Abril Arias, mjeke e Grupit Mjekësor Natividad./shqiptari.net/