Skip to content

E rëndë në Vlorë, italiani hidhet nga kati i 3 i banesës dhe ndërron jetë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pasi një shtetas italian është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Cerkovinë dhe viktima është Daniele Amurro 55-vjeç.

    Viktima kishte rreth një vit që jetonte në këtë fshat, ku kishte marrë një banesë ku jetonte me familjen.

    Sipas policisë dyshohet se 55-vjeçari kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.