E rëndë në Tiranë/ Qytetari bie nga kati i 4 i pallatit, detajet

784
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani” në Tiranë, ku një person ka rënë nga kati i katërt i pallatit, duke mbetur i plagosur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i plagosuri është një 56-vjeçar me inicialet A.B..

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm, sakaq 56-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.