E rëndë në Shkozë/ 43 vjecari vret kunaten në dhomën e gjumit para fëmijës së saj 2 vjeç, më pas veten

163
0

Detaje te rënda kanë dalë në dritë nga vrasja në Shkozë, ku 43-vjeçari vrau bashkëshorten e vëllait dhe më pas veten.

Viktima 37-vjeçare, Migena Sinani dhe bashkëshorti i saj kanë 2 fëmijë të mitur. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se njëri nga fëmijët i moshës 2 vjeç ka qenë në dhomën e gjumit me 36-vjeçaren në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshërit, tek familjarët e Migenës.

Roland Sinani ka hyrë në dhomën e gjumit dhe ka vrarë me pistoletë kunatën e tij dhe më pas ka dalë në oborrin e banesës private, ku ka vrarë dhe veten.

Bashkëshorti i Migenës nuk ka qenë në shtëpi pasi sipas informacioneve paraprake, punonte në turnin e natës taksist.

Në banesë, momentin e krimit kanë qenë prindërit e autorit të krimit, Roland Sinanit (vjehërrit e Migena Sinanit), të cilët po merren në pyetje në Komisariat.

Dyshohet se Roland Sinani vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./klan/