Skip to content

E rëndë në Shëngjin/ Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar afër bregut, ja cfarë iu gjet pranë trupit..

    Një 37-vjeçar në Shëngjin është gjetur pa shenja jete, në afërsi të bregut, nga punonjësit e Policisë Kufitare.

    Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

    Dyshohet se viktima është 37-vjeçari N. Z., banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    “Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e  pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare  kanë konstatuar një  mjet lundrues tip Jet Ski.

    Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet  se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.