Skip to content

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe.. Policia gjen trupin e pajetë..

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit.

    Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura.

    Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.

    Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan. Forca të shumta policie, ambulanca, kalimtarë dhe banorë të zonës janë angazhuar në kërkim të 40-vjeçarit Kulla. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

    U deshën disa orë derisa sot në mëngjes forcat policore të nxirrnin trupin nga terreni i vështirë.