E RËNDË në Laprakë / 40-vjeçari qëllon tre persona në mes të lokalit, mes të plagosurve një grua dhe një italian

337
0

Tre qytetarë  kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar në një lokal në zonën e Laprakës, Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, personat e plagosur janë qëlluar nga 40-vjeçari i identifikuar si Elton Mergjyshi.

Mësohet se ata janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.

Një prej të plagosurve, 64-vjeçari Viktor Rrapollari, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa dy të plagosur të tjerë janë një shtetas italian dhe një grua. Policia thotë se ka nisur kërkimet në zonë për kapjen e autorit.

Informacion paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.