E rëndë në Itali/ Shqiptari ndërron jetë në burg

981
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë.

Mediat vendase bëjnë me dije se një 55-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në qeli, në burgun e Biellës.

Lajmin e ka konfirmuar dhe policia e IEVP, përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm Gennarino De Fazio, ku nënvizon se ky është “i burgosuri i 64-të që ka vrarë veten që nga fillimi i vitit”.

Nuk dihet ende identiteti i të burgosurit, krimi për të cilin ishte dënuar, apo edhe shkaku që e çoi deri në këtë akt të rëndë.