E rende në Itali! Nëna vret vajzën adoleshente, më pas tenton t’i jap fund jetës, detajet

152
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali ku një grua ka vrarë vazjën e saj adoleshente dhë më pas ka tentuar vetëvrasjen.

Ngjarja u regjistrua sot në zonën e Oristanos.

Sipas njoftimeve të policisë, alarmi është ngritur nga fqinjët, të cilët e kanë gjetur gruan të shtrirë në rrugë.

Sapo kanë hyrë në shtëpi, kanë parë trupin e vajzës në dysheme. 14-vjeçarja u godit me thikë për vdekje nga e ëma e saj.

Sipas asaj që raporton “L’Unione Sarda”, trupi i pajetë i 14-vjeçares, Chiara Carta, është gjetur në banjë.

Nëna, Monica Vinci, 52 vjeç, pasi vrau vajzën e saj, është hedhur nga dritarja, duke u përpjekur t’i jepte fund jetës.

Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.