Skip to content

E rëndë në Itali, gruaja qëllon me armë të birin dhe më pas vret veten

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në kokë djalin e saj dhe më pas ka vrarë vetën.

    Krimi i rëndë ndodhi në Vago di Lavagno. Trupi i pajetë i gruas u gjet nga policia i shtrirë në dysheme në kuzhinë, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

    Fillimisht u dyshua se gruaja ishte vrarë, por pas hetimeve rezultoi se fillimisht ajo kishte plagosur të birin dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

    Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua arma, e cila rezulton në pronësi të babait të viktimës.

    “Gruaja kishte disa kohë që kishte probleme shëndetësore”, tha prokurori i çështjes.

    Gjendja e 15-vjeçarit është ende shumë e rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin Borgo Trento në Verona.