Të paktën 6 fëmijë mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në Empoli të Italisë.
Sipas të dhënave paraprake, raporton A2, ngjarja u regjistrua në Avane, ku autobusi i shkollës i mbushur me nxënës, doli nga rruga dhe përfundoi në skarpatën e rrugës.
Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i një mjeti tjetër, i cili detyroi drejtuesin e autobusit të dalë nga rruga për të shmangur një përplasje më të fortë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë aksident.