E RËNDË në Fier / Ish-gruaja bashkëjetonte me dikë tjetër, 39-vjeçari e vret me thikë të riun

768
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbremje në qytetin e Fierit.

Sherri mes ish bashkëshortit dhe bashkëjetuesit të një gruaje në Fier ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe më pas në përdorim të thikës.

Ish bashkëshorti i cili është autor i këtij krimi, 39 vjeçari Xhuliano Miho është arrestuar nga policia.

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.