E rëndë në Amerikë/ 4 muaj pas martesës, 21 vjeçari i pret kokën gruas së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Teksas ku një 21 vjeçar i ka prerë kokën bashkëshortes së tij.

Mediat e huaja shkruajnë se trupi i pajetë i Angie Diaz u gjet nga policia në shtëpinë ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj Jared Dickus. Por sipas efektivëve, koka e saj rezulton e humbur.

“Ne gjetëm një pjesë të trupit të saj, ishte copëtuar dhe shtëpia ishte e mbuluar me g jak”, tha Sherifi Troy Gudry. Oficerët më vonë gjetën armën e krimit të fshehur në të njëjtin vend ku sulmuesi kishte tentuar të fshihte kokën e Diazit.

Menjëherë dyshimet e policisë ranë mbi 21-vjeçarin i cili pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ai që vrau dhe preu kokën bashkëshortes me të cilën ishte martuar më 21 tetor të vitit të kaluar.

Sipas vlerësimeve, vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë.

Sipas Sherif Gudry, vajza e ndjerë kishte kryer disa herë denoncime në komisariat për dhunë nga i shoqi. E reja ishte nga Nikaragua, dhe punonte me dokumente të rregullta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.