E rëndë, humb jetën shqiptari në Itali, kujdesej për kopshtin..

157
0

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë të papritur në  Leçe, Itali. Flamur Celtahiri banonte në Taviano, ndërsa punonte në një fermë private, ku kujdesej për kopshtin, krasitjen e pemëve dhe mjedisin përreth.

Mediet italiane raportojnë se mëngjesin e sotëm 42-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë, pa shenja jete. Ende nuk dihet nëse ai ra nga ndonjë pemë apo mund të ketë pësuar ndonjë goditje kardiake, duke i marrë jetën në vend.

Ai u dëgua në morgun e spitalit, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vërteta të humbjes se jetes së shqiptarit.