E rende/ Foshnja 8-muajsh vdes në spital, prinderit: shkak neglizhenca e mjekëve

631
0

Në redaksinë e JOQ Albania është raportuar një tjetër rast i rëndë i ngjashëm me atë të 3-vjeçarit Brian i cili humbi jetën tragjikisht pas një vizite tek Roland Xhaxho dhe e bija dentiste Ina Xhaxho.

Këtë radhë viktimë e sistemit shëndetësor në Shqipëri ka mbetur një foshnje 8-muajshe nga Gruda, Shkodër.

Prindërit e foshnjes e kanë kallëzuar rastin e rëndë në Prokurori ku kanë pretenduar se shkak për vdekjen e të miturit ka qenë neglizhenca dhe paaftësia në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur i mituri është dërguar në spitalin e Shkodrës. Mjekët i kanë komunikuar prindërve se foshnja është infektuar me një virozë teksa dy ditë më pas ka gjetur vdekjen teksa po transportohej për Tiranë. Familja ka kërkuar autopsinë teksa shprehen se shkak për vdekjen e të birit është bërë neglizhenca e mjekëve.

Fëmija i ndjerë ka lidhje familjare me ish-nën kryetarin e Bashkisë Shkodër dhe këshilltaren e Bashkisë së Shkodrës Alma Mehmeti ndërkohë që rasti nuk është bërë mediatik. Kjo e fundit ka konfirmuar se prindërit kanë bërë kallëzim penal në lidhje me ngjarjen e rëndë.