Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, Kosovë, ku një 39-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shillovë, ku viktima u gjet pasi policia hyri me forcë në banesën e tij. Ai kishte ditë pa dalë nga shtëpia dhe pa pasur kontakt me të afërmit e tij. Kanë qenë këta të fundit që ngritën shqetësimin dhe njoftuan policinë. Kur uniformat blu kanë hyrë në banesë, e kanë gjetur të pajetë.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, teksa trupi i tij është dërguar në morg, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të zbuluar shkakun që i mori jetën.