Ky është momenti tronditës ku një adoleshente në Turqi humbi jetën teksa u ra nga pallari, ndërsa po tentonte të kapte telefonin e saj.
Melike Gun Kanavuzlar, 15 vjeç, vdiq pasi ra nga tarraca e një ndërtese teksa po tentonte të kapte telefonin e saj që i ra gjatë një “selfie”.
Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Ortacas në Mugla, të Turqisë. Incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë nga fqinjët rreth ndërtesave të zonës. Mjekët dhe policët vrapuan në vendin e ngjarjes dhe adoleshentja u dërgua në spitalin shtetëror në gjendje kritike, sipas raportimeve lokale.
15-vjeçarja u transferua në pavionin e kujdesit intensiv në qytetin e Muglas në jugperëndim të Turqisë ku luftoi 18 ditë për jetën e saj para se të ndërronte jetë. Trupi i Melike u varros të dielën, më 30 tetor.