E refuzoi vajza që donte se ishte i varfër, 10 vite më vonë takohen rastesisht..

3912
0

Kur Ajan ishte një djalë, ai ishte aq i dashuruar me Ninën, e cila ishte nga një familje e pasur. Ajo gjithashtu e donte Ajanin…

Vite më vonë …
Pas diplomimit, Ajani filloi të punonte me një kompani. Kur e pa që kish ardhur momenti i duhur, ai vendosi t’i propozojë Ninës. Papritur, ajo refuzoi ashpër, duke i thënë…

“Paga jote mujore është e barabartë me shpenzimet e mia të përditshme. Si të shkon mendja që unë të martohem me dikë si ti? Unë kurrë nuk mund të martohem me ty, bën mirë të më harrosh sa më shpejt.

Të lutem shko dhe martohu me dikë tjetër të nivelit tënd “.
Pavarësisht se u refezua me aq dhimbje, Ajani nuk mundi ta harronte lehtë Ninën, ajo ishte dashuria e tij e parë.

Kaluan 10 vite. Një ditë, Nina ishte duke qëndruar para një qendre tregtare, duke pritur për burrin e saj. Një kalimtar u përplas pa dashje me të, duke e hedhur çantën e saj në tokë. Një tjetër kalimtar aty pranë e kapi çantën dhe… kur ia dorëzoi çantën përsëri asaj… Shikim në sy i tr onditi… Ishte Ajani.

“Hej, si jeni?” pyeti më në fund Nina. Pa e pritur fare përgjigjen e tij, ajo vazhdoi, “E kupton… sapo u martova me një djalë shumë të zgjuar dhe të pasur. Ai fiton $ 16,000 në muaj. A ta merr mendja?”

Fjalët që i vinin nga gruaja që dikur ishte kujdesur dhe e kishte dashur aq thellësisht kaluan si th ikë në zemrën e tij. Fjalët e saj hapën një pl agë të vjetër që kurrë nuk ishte shëruar me të vërtetë.

Ajan i mbajti lotët e tij dhe nuk tha asgjë. Në atë moment, burri i Ninës, Karli, erdhi për t’u bashkuar me ta, por para se Nina t’i prezantonte ata të dy, burri i saj i drejtohet Ajanit në vend, “Zotëri! Mirembrema! Shoh që ke takuar gruan time”. “Ç’kemi …” tha Ajan me zë të ngadaltë.

Karli u kthye nga Nina dhe i tha, “E dashur, dua që të njihesh me shefin tim. Ai zotëron projektin prej 9,5 miliard dollarësh, për të cilin po punoj siç të kam thënë. E mban mend?”

Nina u shtang. Pas një heshtjeje të sikletshme, Ajan tha: “Unë duhet të shkoj, kam një takim të rëndësishëm për të marrë pjesë. Ishte kënaqësi të të shihja”. Nina e ndoqi me sy Ajanin teksa ikte, pastaj iu kthye burrit të saj dhe e pyeti me mosbesim,

“Ky është shefi yt?”. “Po e dashur. Ai është një person shumë i këndshëm, por jeta e tij është një histori mjaft e trishtë. Thonë se para 10 vitesh, ka dashur një një vajzë, por ajo e la, sepse ishte i varfër.

Kjo e frymëzoi atë që të punonte kaq shumë. Ai ka një zgjuarsi të pakrahasueshme, kështu që shpejt u bë i suksesshëm.
Edhe pse tani është tejet i pasur, ai ende nuk ka arritur, ta largojë pikëllimin nga zemra. Ai është single edhe sot e kësaj dite”.

“Sa e lumtur do të kish qënë ajo vajzë, nëse ajo do të ishte martuar me të,” shtoi ai. Fytyra e Ninës ishte zbehur dhe ajo nuk mundi të shqiptojë një fjalë të vetme.

Jeta e një personi është një rrjedhë e vazhdueshme ndryshimesh; nuk mund ta gjykojmë një person bazuar në një situatë momentale.

Është më e drejtë t’i gjykojmë njerëzit jo për atë ç’ka janë, por, për atë që duan të bëhen dhe ta mbështesim njëri-tjetrin me durim, dh embshuri dhe ndershmëri deri në realizimin e potencialit tonë të plotë.

Këto janë gjërat që do të qëndrojnë përgjithmonë me ne, e do të na lidhin përjetësisht, ndërsa gjërat materiale mund të na lënë në çdo kohë, nganjëherë, sa hap e mbyll sytë.