E quajti biznesmen të suksesshëm deri në Kamëz, Ermali i kthen përgjigje Besit

586
0

Dy aktorët e dashur të humorit në Shqipëri, Besart Kallaku dhe Ermal Mamaqi, duket se kanë nisur një “fushatë sulmesh” ndaj njëri-tjetrit.

Nuk dihet a e kanë seriozisht apo thjesht i shtojnë famën njëri-tjetrit sikur të ishin yje të muzikës rap, por së fundmi gjërat nuk duken edhe aq mirë mes tyre.

Besi këtë fundjavë ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” dhe, mes të tjerash, tha se ndryshimi i tij me Ermalin është se ky i fundit është biznesmen, kurse ai vetë është komedian.

Ai gjithashtu tha se Encës i vlen ballkoni, ndërsa Bleonës profesionalizmi. Sikur të mos mjaftonin këto krahasime, Besi shtoi se filmi i Ermalit, “Dy gisht mjaltë”, arriti të shkojë deri në Kamëz.

Përgjigjja e Ermalit nuk ka vonuar. Në Instagram qarkullon një video, ku ai shfaqet bashkë me Encën dhe i japin një mesazh Besit, ashtu si edhe fansave të tij. Teksa në sfond luhet “Valle kosovare” e Shpat Kasapit, Enca dhe Ermali kërcejnë duke kënduar këngën. Në një moment, Ermali e thekson vargun “Na kanë zili” dhe nuk duhen shumë neurone në tru për ta kuptuar se kujt i drejtohet.