13.5 C
Tirana

E quajti biznesmen të suksesshëm deri në Kamëz, Ermali i kthen përgjigje Besit

Date:

Share:

Dy aktorët e dashur të humorit në Shqipëri, Besart Kallaku dhe Ermal Mamaqi, duket se kanë nisur një “fushatë sulmesh” ndaj njëri-tjetrit.

Nuk dihet a e kanë seriozisht apo thjesht i shtojnë famën njëri-tjetrit sikur të ishin yje të muzikës rap, por së fundmi gjërat nuk duken edhe aq mirë mes tyre.

Besi këtë fundjavë ishte i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” dhe, mes të tjerash, tha se ndryshimi i tij me Ermalin është se ky i fundit është biznesmen, kurse ai vetë është komedian.

Ai gjithashtu tha se Encës i vlen ballkoni, ndërsa Bleonës profesionalizmi. Sikur të mos mjaftonin këto krahasime, Besi shtoi se filmi i Ermalit, “Dy gisht mjaltë”, arriti të shkojë deri në Kamëz.

Përgjigjja e Ermalit nuk ka vonuar. Në Instagram qarkullon një video, ku ai shfaqet bashkë me Encën dhe i japin një mesazh Besit, ashtu si edhe fansave të tij. Teksa në sfond luhet “Valle kosovare” e Shpat Kasapit, Enca dhe Ermali kërcejnë duke kënduar këngën. Në një moment, Ermali e thekson vargun “Na kanë zili” dhe nuk duhen shumë neurone në tru për ta kuptuar se kujt i drejtohet.

Abonohu falas

━ te tjera..

Luhatjet në kursin e këmbimit, Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 8 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.4 lekë. Euro blihet me 98.9 lekë dhe shitet 99.6 lekë. Franga...

ALARMANTE! Mos i konsumoni këto turshi, mund t’ju shkaktojnë edhe vdekjen…

Disa lloje të turshive japoneze të prodhuara nga kompania kaliforniane Choshiya Honten Ltd janë tërhequr nga tregu për shkak të një rreziku të mundshëm...

U raportua i humbur pasi doli nga shkolla dhe nuk shkoi në shtëpi, gjendet 7-vjeçari në Elbasan

7-vjeçari, i cili kishte humbur ditën e sotme në Elbasan, është gjetur shëndoshë e mirë pas lajmërimit të bërë për largimin e tij. I mituri...

“Edukatorja që ecën dy orë në këmbë”, 18 vite dedikim për fëmijët e Novoselës: Eci dhe çlodhem. Kur është kohë e keqe..

Ka njerëz që e matin distancën me kilometra, por Mesnete Seitaj e mat me përkushtim. Prej më shumë se 18 vitesh ajo ecën dy orë...

KUJDES, KJO KA PASOJA! Mos e lini kurrë një karikues në prizë pa telefon: Ja 3 arsyet kryesore pse duhet ta shmangni këtë zakon.

Është e zakonshme të gjesh karikues të lidhur me prizat në shumë shtëpi, edhe kur nuk po karikojnë asnjë pajisje. Megjithëse mund të duket...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.