E preu freza teksa punonte në Greqi, 32 vjeçari la pas dy vajza jetime

899
0

Një djalë i ri vetëm 32 vjeç shqiptar është aksidentuar gjatë punës në Greqi duke humbur jetën.

Emigranti shqiptar punonte në Patra të Greqisë ku dhe ka gjetur vdekjen në mëyrë tragjike paraditen e kësaj të hëne pasi është prerë me frezë në ambientin e punës.

Sipas mediave vendase ai është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të shumta në bark nuk ka mbijetuar dot.

I riu kishte shkuar që shumë vite më parë në Greqi dhe punonte në fusha me zetor.

I quajtur shkurt Xhimi nga familja dhe të afërmit, ai la pas 2 vajza binjake të moshës 6 vjeç

.

Ai ksihte vetëm dy muaj që kishte takuar familjarët në fshatin Corrush, në Mallakastër.