“E përqafoi, qau pastaj i kërkoi falje”, Gazetarja tregon momentin në gjykatë mes 15-vjeçares dhe të atit: Kur iu afrua..

350
0

Pas denoncimit të 15-vjeçares në Durrës ndaj babait të saj me akuzën se e abuzonte seksualisht, gjykata caktoi se 48-vjeçari duhet të mbetej në burg. Nga ana tjetër, në seancën për pajisjen me urdhër mbrojtjeje ndaj babait, vajza dhe nëna, të pranishme në seancë, kanë hequr dorë në fund duke pranuar se ngjarja nuk ka qenë e vërtetë, por vajza ka kërkuar të hakmerrej ndaj babait se nuk e ka lënë të përdorte telefonin.

Gazetarja Glidona Daci ndan me “Rudina”  në Tv Klan një detaj interesant nga kjo pjesë e ngjarjes.  Përpara se të hynte në sallë, vajza ka parë babain të shoqëruar nga policia dhe avokatët. 15-vjeçarja ka shkuar drejt tij, e ka përqafuar duke qarë dhe i ka kërkuar falje.

Glidona Daci: Më pas, kanë zbritur në katin e parë të  gjykatës së Durrësit, aty ku do të zhvillohej seanca tjetër për çështjen e urdhrit të mbrojtjes dhe gjyqtari civil ka parë, në momentin para se të futej në sallë, vajza ka parë babain që i shoqëruar nga policët dhe nga avokati në korridorin e gjykatës, i është afruar dhe e ka përqafuar babain, ka filluar të qajë dhe i ka kërkuar falje për gjënë që i kishte bërë. Kur ka filluar seanca për urdhrin e mbrojtjes, vajza ka pretenduar dhe ka treguar në gjykatë që nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe për këtë arsye nuk u është dhënë urdhër mbrojtjeje,  të njëjtën gjë që kanë pohuar edhe bashkëshortja, nëna  e vajzës dhe bashkëshortja e 48-vjeçarit që rezulton që nuk është e vërtetë. Ka qenë ajo në njëfarë forme që ka nxitur që të bëhej një kontroll i të gjithë situatës, por është pikërisht nëna pasi ka bërë konsultën me mjekun, ka parë dhe ka marrë vesh nga mjeku që vajza nuk është e abuzuar që ka kërkuar të tërhiqet akuza dhe të tërhiqet denoncimi, pra vajza është tërhequr nga pretendimi i parë që babai e ka abuzuar.