E pazakontë sot ne Shengjin! Dallga e fuqishme rrëmben 9 pushues, qytetarët kapen dorë për dore për t’i shpëtuar (Video)

438
0

Dallgët e fuqishme në det kanë rrezikuar jeten e 9 pushuesve në Shëngjin.

Ata janë shpëtuar pas organizimit të pushuesve të tjerë që janë lidhur dorë më dorë dhe me litarë duke arritur t’i nxjerrin të gjithë të rrezikuarit një e nga një pasi ata vetë e kishin humbur betejën me detin e trazuar.

Ka qenë një moment i hidhur por në fund ka rezultuar edhe i gëzueshëm pasi u arrit të shpëtoheshin të gjithë dhe kjo falë vullnetit dhe solidaritetit të pushuesve tjerë në këtë plazh.