E pazakontë/ Sorrat sulmojnë qytetarët, 26 persona bëhen për spital

541
0

Vetëm muajin e fundit, 26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga ‘sulmet’ e sorrave.

Burimet e Insajderit kanë mësuar se një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

E njëjta ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve.