E pazakontë/ Rajoni i Italisë jep bonus me para për ata që martohen

552
0

Një bonus prej 1.500 eurosh në dispozicion për te gjithe çiftet që vendosin të martohen në vitin 2020 ne rajonin e Puglia-s,. Bonusi u aktivizua nga 1 Korriku dhe mund të kërkohet deri më 31 Dhjetor 2020.

Michele Emiliano, guvernatori i Puglia-s me një mesazh video të publikuar në Facebook dha lajmin për mbërritjen e bonusit për dasmat.

“Për të gjithë çiftet që janë martuar në këtë periudhë të vështirë dhe të cilët do të martohen deri në fund të vitit, ne kemi botuar njoftimin e Bonusit të Martesës. Është një sasi e vogël, por e dobishme për të qetësuar vështirësitë e momentit”.

Iniciativa e Rajonit, së bashku me Puglia Promotion, synon të ndihmojë të gjithë sektorin e dasmave, të goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.