HomeNewsE pazakontë në...

E pazakontë në bregdetin shqiptar/ Struci dy metra i gjatë lëviz i lirë buze dëtit (Pamjet)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjirin e Lalzit, ku një struc rreth dy metra i gjatë është parë duke lëvizur i lirë në zonë. Sipas dëshmitarëve, shpendi i veçantë duket se është arratisur nga një fermë apo ndonjë qendër private.

Struci, i cili ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe pushuesve, ka shkaktuar habi dhe kuriozitet të madh. Disa persona madje kanë ndaluar për ta fotografuar ose filmuar. Nuk ka informacione të sakta se nga mund të ketë ardhur, por autoritetet lokale dhe banorët po përpiqen të kontaktojnë pronarin e mundshëm.

Ky është një rast i rrallë për zonën, pasi struci nuk është një shpend vendas dhe zakonisht mbahet në kushte të kontrolluara në ferma apo kopshte zoologjike. Ndërkohë, banorët janë këshilluar të mos afrohen shumë, pasi struçi mund të ndjehet i frikësuar dhe të reagojë papritur.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.