Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një qytetare ka lindur fëmijën në makinë.
Sipas burimeve, makina e cila po e transportonte u bllokua në trafik, pasi shumë rrugë ishin të bllokuara për shkak se opozita po mbante protestën me marshime në disa zona.
Nuk dihet ende si është gjendja shëndetësore e nënës apo fëmijës së sapolindur.