E paskemi ngrënë! Mbi 21 mijë kg mandarina me pesticide të rrezikshme u hodhën në treg, arrestohen tre persona, ja cfarë u zbulua

2
0

Dyshime për hedhjen në treg të mbi 21.000 kg mandarina me pesticide, arrestohen me kërkesë të prokurorisë Berat fermeri, grumbulluesi dhe inspektori

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u arrestuan shtetasit E.T., A.D. dhe E.T. për veprat penale të ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Shkelje të rregullave për lëndët helmuese‘, ‘Prodhim dhe shitje të ushqimeve dhe lëndëve të rrezikshme për shëndetin apo jetën e njerëzve‘ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore‘ të parashikuara nga nenet 281, 288 dhe 288/c të K. Penal.

Nga hetimetnëkuadërtëprocedimit penal nr.768 mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria e Përgjithshme Tiranë pas refuzimit në Kroaci të 21593 kg mandarina klementine të dyshuara me pesticide fosmet, rezultoi se produkti ështëblerë nga fermerët e qarkut Berat dhe Sarandë.

Nga analizat,u konstatua se tek kjo sasi mandarinash kishte mbetje pesticidi “Fosmet” mbinormën e lejuar (0.075 mg/kg -vleraelejuar ≤ 0.01 mg/kg). Në një kohë kur ky pesticid është hequr nga përdorimi nga viti 2022 dhe nuk lejohet të përdoret.

Konsumimi i një fruti që përmban mbetje të fosmetit mbi nivelet e lejuara mund të sjellë pasoja për shëndetin e njeriut, veçanërisht nëse ekspozimi është i përsëritur,pasi fosmeti është një kimikat toksik.

Nga hetimetrezultoi se procedura e kthimittëproduktittëpasigurt, ështëbërë pa dijeninë e AKU dhefermeri E.T.tha seka asgjësuar produktin e kthyer nga operatori i biznesit ushqimor në një vend të paidentifikuar.

Vetë fermeri pretendoi se e kishte hedhur mallin në landfillin e Bashkisë Dimal kundër kohëngakëqyrjarezultoi se nuk kishte asnjë mbetje produkti.

Gjithashtu në deklarimin e dhënë në AKU sipas procesverbalit të konstatimit rezulton të ketë deklaruar se e ka hedhur mallin në kanale të rastësishme.

Ndërkohë, punonjësii DRVMB Berat inspektoriE.T.,nëlidhje me këtërast, ka deklaruar se punonprej 5-vitesh në këtë pozicion dhe ka për detyrë të monitorjë bimët dhe të lëshojë certifikatat fitosanitare.

Ai deklaroi se ka shkuartekfermeri pas ngritjessëgrupittëpunësdhe se mostrati ka marënëpemëtekfermeri.

Por duke qënë se është personi përgjegjës i cili certifikon mallrat për eksport, ka deklaruar se ka pasur raste që i dërgonte bosh certifikatat te ksubjekti dhe vetë subjeti i plotësonte dhe ja dërgonte të plotësuara me foto dhe ai më pasi regjistronte në databasën e DRVMB.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim edhe me AKU tiranë për të nxjerrë përgjegjësitë nga punonjësit e DRAKU&DRVMB Berat.