E padëgjuar, imami dhe prifti shqiptar prishin murin që ndan xhaminë me kishën

552
0

Shqipëria dhe shqiptarët njihen si një nga vendet më tolerante sa i takon lirive fetare. Pas shumë shembujve pozitivë ndër vite vjen një tjetër i ditëve të sotme. Imami Naser Kosumi dhe prifti ortodoks Trajko Vllajkoviç, edhe pse i shërbejnë feve të ndryshme, janë vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Ferizaj është një prej qyteteve të rralla në botë ku në të njëjtën hapësirë qëndrojnë së bashku xhamia dhe kisha ortodokse. Pas shumë dekadave të ndarjes tashmë ky imam dhe prift janë bashkuar për të zgjidhur problemet që ata kanë. Një mur i ndërtuar para disa vitesh për të dy është një shqetësim i madh. Ata duan që ky mur të shembet dhe xhamia e kisha të jenë edhe më afër. Imami Naser Kosumi tha se muri, i cili gjendet mes kishës dhe xhamisë, duhet të hiqet.

“Si ky monument pak në botë ka. Për shembull ka xhami dhe kishën në një oborr. Nuk e di kur është ndërtuar, a është periudhë e gjatë, a është ndërtuar xhamia qysh më herët por meqenëse është ndërtuar në një oborr, për mendim timin kisha thënë që të jenë dy simbole pa ndërprerje, pa mur ndarës. Kështu kishë me qenë më mirë për opinion që mos të ketë pengesa”, ka thënë Kosumi,