E pabesueshme/ Humbi të bijën prej 25 vitesh, babai merr lajmin e madh

174
0

Një histori me fund të lumtur ka qenë ajo e trajtuar sot në rubrikën ka një mesazh për ty tek “E diela Shqiptare”.

Në vitin 2017, Mirgena kontaktoi  me emisionin për të rrëfyer historinë e mbesës së saj, Kristinës ose Gurjanës, siç e njihte familja e saj, e cila kishte humbur prej vitesh çdo kontakt me ta. E ëma e kishte braktisur atë, ndërkohë që babai rrit 3 fëmijët e tjerë.

Pas ardhjes në emision të Gencit, vëllait të Mirgenës dhe babait të Kristinës, Ardit Gjebrea ka një mesazh për të dy. 25 viteve pritje iu erdhi fundi, dhe ata mësojnë se vajza është mirë, dhe tashmë pret të bëhet nënë.

Ajo ishte birësuar vite më parë nga një familje, dhe tashmë ka ndërtuar familjen e saj jashtë Shqipërisë.

Ardit Gjebrea: Vajza quhet Kristina. E kanë çuar në jetimore. Më pas vajza është birësuar. E ka mbajtur shumë mirë një familje. Sot nuk është në Shqipëri, është jashtë shtetit sepse pas pak muajsh do të të bëjë gjysh, është shtatzënë. Nuk vinte dot, kërkon ndjesë për këtë, na kërkon numrin e telefonit dhe sapo të dilni që këtu, mund të flisni me të. Na ka çuar një foto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.