Janë zbuluar 10 destinacionet më të mira për të vizituar gjatë vitit 2019 në të gjithë botën e si për çudi, mes tyre, në këtë listë të shkurtër, është përzgjedhur edhe Ksamili ynë i bukur.
Këto që do të shikoni më poshtë janë destinacionet e preferuara dhe më të bukura që Booking.com sugjeron për vitin e ardhshëm.
Ksamili renditet në vendin e 9, ndërsa për të thuhet se është një fshat i vogël ishullor që ndodhet në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët cilësohet si një perlë.
Daily Mail shkruan:
I vendosur në jug të Rivierës Shqiptare, Ksamili ofron ujëra të kristalta dhe të kthjellëta, me plazhe e restorante të shumta.
Pranë Ksamilit ndodhet edhe Syri i Kaltër, një liqen i vogël ku uji krijon ngjyra të shumta që të japin idenë e syrit, si dhe Butrinit, një qytet i vjetër, i futur në Vendet e Mbrojtura të UNESCO-s”.
Këto janë fshatrat e tjerë, destinacionet e preferuara gjatë vitit të ardhshëm.
Wadi Rum, Jordani
Samarkand, Uzbekistan
Bacalar, Meksikë
Ouarzazate, Marok
Palomino, Kolumbi
Mestia, Gjeorgji
Kigali, Rwanda
Leeuwarden, Holandë
Ksamili, Shqipëri
Nusa Penida, Indonezi