E pabesueshme/ E gjithë toka është lëkundur për 20 minuta, shkencëtarët thonë që…

1408
0

Po të ju thoshte dikush që e gjithë toka është lëkundur për rreth 20 minuta dhe askush nuk e ka dëgjuar, do ta besonit? Por, ja që ka ndodhur.

Kjo shkundje ka ndodhur më 11 nëntor dhe shkencëtarët nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë mund të jetë.

Ngjarja sizmike nisi rreth orës 10:30, 24 kilometra nga Mayotte, ishulli francez që ndodhet pranë Madagascar-it, në bregun juglindor të Afrikës.

Valët sizmike udhëtuan deri në Kili, Zelanda e Re dhe Kanada, e deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetin e Hawaii.

Duke folur për National Geographic, Göran Ekström, sizmiolog në Universitetin e Kolombias tha: “Nuk besoj se kemi parë ndonjëherë më parë diçka të tillë. Kjo nuk do të thotë se pas saj fshihet diçka e mirë”.

Tërmetet normale janë jetëshkurtër. Ato prodhojnë lëkundje të papritura dhe zakonisht zgjasin disa sekonda. Kjo pasohet nga lëvizje të tjera që mund të zgjasin më shumë.

Nga lëkundjet sizmike prodhohen 3 lloje valësh. Një tërmet zakonisht do të shkaktojë fillimisht sinjale që udhëtojnë shpejt, të njohura si Primare, ose valë P, që pasohen nga valë relativisht të gjata në frekuencë, Sekondare, ose valë S.

Të tretat janë valë të gjata periodike, që udhëtojnë nëpër glob, pas një tërmeti të fuqishëm. Teksa kjo lloj vale i afrohet më shumë sinjalit misterioz të ardhur nga Mayotte, në ishull nuk u regjistrua asnjë tërmet që mund të shkaktonte një frekuencë kaq të ulët e të çuditshme.

Megjithatë, ngjarja në Mayotte shkaktoi një sinjal çuditërisht monoton dhe të ulët frekuencash, duke i bërë edhe më shumë kureshtarë shkencëtarët. Vala ishte një ngjyrëshe dhe zgjati rreth 17 sekonda, totalisht ndryshe nga valët “e zhurmshme” të emetuara nga tërmetet standarde.

Pjesa më e madhe e teorive e drejtojnë gishtin në një aktivitet sizmik që tronditi Mayotte në Maj të vitit të kaluar, ku qindra tërmete të regjistruara në një zonë në det të hapur, ndodhën pikërisht në lindje të epiqendrës së lëkundjeve të 11 Nëntorit.

Megjithatë kohët e fundit në këtë zonë nuk janë regjistruar tërmete dhe frekuenca e aktivitetit sizmik është ulur. Pikërisht kjo i ka bërë edhe më konfuzë ekspertët, që po hetojnë fenomenin misterioz.