E njohim të gjithë si Grida Duma, nuk do ta besoni cili ishtë mbiemri i saj i vërtetë para se ta ndyshonte

E njohim të gjithë si Grida Duma, por në të vërtetë do të habiteni kur të mësoni se cili është mbiemri i ndryshuar i deputetes.

Mbiemri i saj vërtetë i është Suma, por që është ndryshuar në Duma.

Kërkesa për ndryshimin është bërë nga Bajram Suma që në fakt është vëllai më i madh i gjyshit të Gridës, Shuaipit.

Ndryshimin e mbiemrit nga Suma në Duma e konfirmon procesverbali me Nr.160, datë 5.3.1948, i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i firmosur nga kryetari Myslim Peza, nënkryetari Koçi Xoxa dhe Omer Nishani. Bëhet fjalë për ndryshimin e mbiemrit të vëllait të gjyshit të Grida Dumës.

Më poshtë shkrimi i publikuar në portalin “55 News” dhe dokumenti i proces-verbalit:

Në kohë të ndryshme, shqiptarët kanë qenë emocionalë në vendosjen e emrave të fëmijëve të tyre. Para vitit 1944, haset prania e emrave siHitler apo Benito (Musolini). Ndonëse kjo nuk mori karakter masiv, si veprim nuk ngeli në vend. Kjo traditë jo e mirë, për fat të keq u bë dukuri gjatë viteve të komunizmit kur shpërthyen leninat, stalinat, voroshillovat, molotovat etj.

Gjatë diskutimeve të Presidiumit të Kuvendit Popullor, lexohen praktika të shumta për shtetas që duan të ndërrojnë emrin. Propozimi për ndërrimin emrin bëhej nga Ministria e Drejtësisë dhe vendosej nga Kryesia e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Sipas procesverbalit nr.160, datë 5.3.1948 janë shqyrtuar disa propozime për ndryshime emrash e mbiemrash. Spikasin këtë datë ndryshimet e mbiemrave “Suma” dhe “Jevgu” (shumë i përhapur në ndërrime), si dhe i emrit Hitler. Ndërsa “Suma” u bë “Duma” dhe “Jevgu” u bë “Ramazanaj”, u vendos që emri i shtetasit Hitler Kafexhiu të bëhej Skënder Kafexhiu. Me nënshkrimet e Omer Nishanit (kryetari), Koçit Xoxes (nënkryetari) dhe firmën e sikletshme të Myslim Pezës (nënkryetar), në vitin 1948, emri Hitler u largua nga gjendja civile.

- Advertisement -

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar më shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E...

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.