Skip to content

E nisi në shkollë por djali iu zhduk dhe nuk u kthye më kurrë. Nëna e Xhevahir Gezdarit: Kam 29 vite që i shtroj pjatën në tavolinë

    Në episodin “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, projekt i qendrës FOL i mbështetur financiarisht nga ambasada amerikane në Tiranë që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur.

    Si shembull është sjellë ai i Xhevahir Gezdarit, nëna e te cilit prej vitit 1995 thotë se vazhdon të shtrojë në tavolinë dhe pjatën e tij. Humbja e fëmijës është rasti tipik kur u hetua dhe kompania e huaj që ishte vendosur ne fshatin Tagan dhe më pas u largua.

    Do ndjekim rrëfimin e nënës së Xhevahirit, nga fshati Tagan e cila për 29 vjet nuk ka ndalur së kërkuari fëmijën që e nisi për në shkollë dhe që kurrë nuk u kthye.

    Anila Hoxha: Si quhesh ?

    Vera.

    Anila Hoxha: Sa vjeç ishte djali kur u zhduk?

    Vera  Gezdari: 12 vjeç.

    Anila Hoxha: Si quhet djali?

    Vera Gezdari: Xhevair.

    Anila Hoxha: Në çfarë viti u zhduk?

    Vera Gezdari: Më 5 prill, 1995.

    Anila Hoxha: Çfarë mban mend nga ajo ditë? Në çfarë klase ishte djali?

    Vera Gezdari: Në klasë të tretë. Çuni u nis për në orën 10. Erdhi kjo vajza (Havie, e motra e Xhevairit) prej shkolle dhe tha “ku është Xhevairi?”, se kishte datëlindjen kjo. Edhe i thashë `o  Xhevair hajde shpejt, vjen edhe Havia edhe …` `po, po mami do të vij`. Në orën 15:00 ( ora 3 e pasdites) i lëshonte ajo mësuesja dhe nuk erdhi, nuk u kthye më po atë ditë.

    Anila Hoxha: Për çfarë dyshuat ju si familje ?

    Vera Gezdari: Vallahi kanë kërkuar gjithandej, por nuk e di. Ka shkuar Hafuzi( bashkëshorti), edhe kjo Havi, kanë shkuar në Tiranë , kanë biseduar ku e di unë.

    Anila Hoxha: Shkuat në polici të nesërmen? Çfarë shpresoje ti si nënë teksa prisje?

    Vera Gezdari: Shpresoja se do të vijë , jo se do të largohet ai. Se besonim. S’na ka bërë vaki të na marrë dikush fëmijën.

    Anila Hoxha: Kishte dëshmitarë? Çfarë treguan banorët?

    Vera Gezdari: Nuk kallëzuan asnjë fjalë, nuk kanë kallëzuar.

    Anila Hoxha: Kush e kishte parë për herë të fundit Xhevairin?

    Vera Gezdari: Këto mësuesit kanë thënë “hajde të hymë Brenda. Ka ra poshtë se është një breg . Ka ra poshtë”.

    Anila Hoxha: Ku po shkonte?

    Vera Gezdari: Se di, a ka shkuar në shkollë. Ata thanë se nuk ka ardhur, nuk ka mbërritur aty.

    Anila Hoxha: Mendon se është gjallë Xhevairi?

    Vera Gezdari: Besoj prej Zoti. Se prej njeriut jo. Inshallah Zotit është mirë.

    Anila Hoxha: Vazhdoni kërkimet si familje?

    Vera Gezdari: Vallahi e ka kërkuar kjo vajza. Unë nuk mund të shkojë. Unë jam me tension edhe nuk kam qenë mirë.

    Anila Hoxha: Kur të pyesin sa fëmijë ke,  sa fëmijë thua?

    Vera Gezdari: 9 fëmijë kam. I ka Zoti.

    Anila Hoxha: Ku përfshin edhe Xhevairin?

    Vera Gezdari: Po.

    Anila Hoxha: Thua që Xhevairi është gjallë ?

    Vera Gezdari: Xhevairi është gjallë.

    Anila Hoxha: Po kush e ka rrëmbyer?

    Vera Gezdari: Nuk e di, se di. Nuk i vendos akuzë kurrkujt sepse nuk e di.

    Anila Hoxha: U ngrit fshati për të kërkuar në atë kohë ? Prej 1995?

    Vera Gezdari: Jo jo,  veçse ka ardh një shef dhe i thashë unë ‘dëgjo ju jeni shefa , i dini rrugët tuaja ku i keni dhe ku si keni,  se unë nuk jam marrë me këtë punë”. Tha “oj nëne nuk e di. Edhe unë nuk di gjë”.

    Anila Hoxha: Pastaj më pas, ju informuan se çfarë po ndodh?

    Vera Gezdari: Mbrapa iku. Ne e kërkuam edhe tek motra në Durrës. Nuk ishte kurrkund  as tek motra . E kërkuam nëpër Tiranë . Ku të shkonim. Sdinim gjë. Se di. Sesi është puna. A ka ndodh në shkollë , a ka shkuar në shkollë , a ska shkuar në shkollë. Nuk e di kush.

    Anila Hoxha: I pyetët banorët,  i pyetët mësuesit?

    Vera Gezdari: Ne i pyetëm mësuesit .

    Anila Hoxha: E ke parë ndonjëherë në ëndërr djalin?

    Vera Gezdari: Vallahi jo.

    Anila Hoxha: Që kur është zhdukur?

    Vera Gezdari: Jo jo, asnjëherë. Se nuk më del sesi qaj dhe nuk del. Fëmijë se nuk i ka shkuar…

    Anila Hoxha: Brenga jote më e madhe është se nuk di se çfarë ndodhi me djalin?

    Vera Gezdari: Po,po.Brenga e madhe është shumë e zorshme kjo, se ti thuash të vijë çuni . Kjo është puna, veçse inshallah të vijë cuni se kjo është.

    Anila Hoxha:Ende shpreson ?Megjithëse nga 1995 deri sot në 2024 nuk ka asnjë shenjë për të?

    Vera Gezdari: Jo, jo asnjë .

    Anila Hoxha: Çfarë ke besuar gjatë këtyre viteve? Fëmijët e tjerë u rritën, krijuan familje , gëzoheshe natyrisht për jetën e fëmijëve të tu.

    Vera Gezdari: Vendosja psh. bukën, sofrën , bëja festa, lugën atij ia vendosja , pjatën atij. S’ishte ai.

    Anila Hoxha: Prej sa vitesh  e ndoqe këtë ritual, që vendosje pjatën, lugën e tij?

    Vera Gezdari: Deri tani.Vazhdoj prapë po ashtu.

    Anila Hoxha: Si vazhdon ?

    Vera Gezdari: Vazhdoj inshallah hapet porta të vijë.

    Anila Hoxha: Kur shtron bukën vendos edhe pjatë për Xhevairin akoma?

    Vera Gezdari: Po, për Zotin ia vendos m’u aty. Inshallah të vijë do Zoti të vijë. Se jemi me brenga mjerë ku i bie kjo.

    Anila Hoxha: E kanë rrëmbyer ? E kanë vrarë? Çfarë i ka ndodhur?

    Vera Gezdari: Nuk e di .

    Anila Hoxha: I ka ndodhur një aksident? Ka rrëshqitur në përrua? Çfarë të thotë ty, zemra e nënës?

    Vera Gezdari: Jo, jo, zemra thotë që është shëndoshë e mirë. Nuk e di. Unë po them të jetë shëndoshë e mirë. Se di, se nuk ka shkuar me makinë do rrëzohet ky. Ai ka shkuar në shkollë.

    Anila Hoxha: Çfarë mban mend nga Xhevairi? Ke ruajtur diçka nga Xhevairi?

    Vera Gezdari: Jo, nuk m`i dhanë fletoret. Se shkova i mora ato fletoret , librat, por nuk mi dhanë. Se ai i ka marrë me vete krejt në çantë . S’ka lënë gjë aty.