“E ndihmova në Gjermani se ishte shqiptar..” Rrëfehet e reja që u mbajt peng nga partneri: Më fuste në dush, më zhveshi, m’i fuste 4 gishtat..

3506
0

28-vjeçarja që u mbajt peng dhe u dhunua nga partneri i saj në Tiranë, ka folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke treguar se kush e ka ndihmuar për t’i shpëtuar dhunës dhe pengmarrjes nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gushollin.

Ajo ka rrëfyer për “Opinion” se si janë njohur me Gushollin dhe si ka vijuar marrëdhënia e tyre.

“Jam gati 2 javë pa telefon. Nuk di çfarë date dhe dite është. Unë jam njohur para 1 viti e gjysmë me atë personin në Gjermani. Unë punoja në një spital në Gjermani dhe ai personi ka ardhur një ditë aty dhe unë si shqiptare e kam ndihmuar sepse nuk dinte gjermanisht. Më ka pëlqyer si person. Kam pasur kontakt me mamanë dhe motrën e vet. Unë e kam dashur me gjithë shpirt, bëja çdo gjë për atë person. Në fillim nuk tregonte shenja xhelozie. Kur doli nga burgu, u takuan familjet tona. Aty u bënë gjërat serioze. 2 herë kam ardhur i kam bërë pushimet në Shqipëri.”

28-vjeçarja ka folur për momentin kur gjërat mes tyre nuk ishin më njësoj dhe Gusholli shfaqi shenja të theksuara xhelozie.

“Filloi të bëhej xheloz në ekstrem, më thoshte që Gjermania nuk më bën mirë. Ai ishte një person që donte t’i dilte e vetja, mendimi im ishte zero për atë person. Unë kisha gati një javë që nuk i kisha takuar prindërti. Prindërit e kuptuan, unë u përplasa me makinë sepse Glearti më futi me grusht në fytyrë dhe i thashë që atë ditë të mos vinte policia. Prindërit i thanë që bëj gati gjërat dhe ik. Në atë moment, ai u zhduk nga jeta ime për 3 muaj. Më pas, ai më shkruante që më ke denoncuar apo jo. As unë dhe as familja ime nuk e kishim denoncuar atë.“

Megjithatë, aj tregon se pavarësisht dhunës që ai ushtronte ndaj tij, ajo vendosi që ta falte dhe të vazhdonte sërish marrëdhënien e dashurisë me Gushollin.

“Kemi hequr shumë me njëri-tjetrin dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin që të ja dilnim këtyre gjërave. Më pas më kërkonte falje dhe më thoshte që nuk kishte dashur të sillem me ty ashtu dhe kështu ma bleu mendjen prapë. Shkruanim me njëri-tjetrin dhe ashtu hymë sërish në kontakt.”

Edhe pse familjen e kishte kundër lidhjes me Gushollin, 28-vjeçarja doli kundër të gjithëve, por kjo nuk mjaftoi sepse Gusholli nuk ndryshoi por përkundrazi e mori peng, e dhunoi dhe madje kishte menduar dhe planin se si ta vriste me dorën e tij.

“Familja ishte kundër dhe Gleartit i kam thënë që familja është kundër. Nuk i kam dëgjuar dhe kam bërë sipas kokës dhe zemrës sime. Në Shqipëri jam kthyer me 1 Prill. Javën e parë e kisha lirinë time, javën e dytë pashë tmerrin me sy. Aty më thoshte mua se çfarë ke bërë këta 3 muajt e fundit, me kë je takuar.

Nuk më jepte më telefonin as të flisja me familjarët e mi. Nuk dilja më nga shtëpia, as unë dhe as ai. Grilat kanë qenë poshtë. Më dhunonte me çdo gjë, me thikë, me këmbët e tavolinës, më kërcënonte, do të nxjerr video ku ke dalë nudo në internet. M’i kishte bërë ai. Më thoshte që do të marr kushëririn të të hedh në lumë që trupi yt të mos gjendet as nga mami dhe as nga babai. Kam tentuar disa herë që të hidhesha nga kati i 5.

Kam bërtitur disa herë dhe komshinjtë nuk kanë reaguar. Kam tentuar disa herë që të vras veten. I thoja që do të vras vetëm që ky horror të merrte fund. Ky nuk më linte më thoshte që do të ta marr jetën avash-avash dhe do t’i bëj gjërat me dorën time.”

Mes gjithë torturave, 28-vjeçarja e gjeti një mënyrë për t’i shpëtuar dhunës dhe kërkoi ndihmë.

“Ka qenë mundësia ime e fundit që të kërkoja ndihmë dhe i thashë kushërirës së tij të lutem më ndihmo, nuk gjeta mënyrë tjetër. Ajo erdhi pas gati 20 minutash. Ky më fuste në dush, më zhveshi, m’i fuste 4 gishtat në fyt, këtë e ka bërë rreth 15 herë, derisa ra zilja. U gjet çelësi, ra dera.

Kushërira erdhi tek unë, u sigurua që Glearti kishte dalë nga hyrja, më mori dhe shkuam në ashensor. Pastaj vjen kunata dhe më thotë se më raftë pika se çfarë të ka bërë ai ty. Në ambulancë, motra e vet ka thënë që nuk e njohim këtë gocë, e kemi gjetur në rrugë.”

E në fund, marrëdhënien me Gleardin a e quan ajo një kapitull të mbyllur?

“Nuk mund të them sot për nesër se dashuria ime për Gleartin ka mbaruar, por pas asaj dhune do ta kem më të lehtë që ta harroj atë”, shprehet 28-vjeçarja./