Një nënë ka lindur gjashtënjakë në një spital në qytetin Sardgogha të Pakistanit.
Ghazala BiBi u pranua në një spital privat, ku lindi katër djem dhe dy vajza. Sipas medieve, nëna dhe fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Familjarët shpërndanë ëmbëlsira për të festuar lindjen e fëmijëve, të cilët çifti i lindi shtatë vjet pasi u martuan.
