E lindi 16 vjeç dhe e rriti e vetme, vajza prek publikun me mesazhin për të ëmën

E ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ishte Stelina, një vajzë e re, bukuroshe që kishte ftuar të ëmën për t’i dhënë një mesazh. Stelina tregoi se mamaja e saj e kishte lindur kur ishte 16 vjeç dhe dy vite më vonë kishte lindur edhe vëllain.

Prindërit e saj ishin divorcuar dhe pas kësaj, mamaja e Stelinës ishte mbyllur në vetvete dhe iu përkushtua vetëm fëmijëve që atyre t’u mos mungonte gjë.

Frika më e madhe e mamasë së Stelinës ishte mos vajza e saj martohej shpejt si ajo dhe për këtë arsye stafi i “Ka një një mesazh për ty” i bënë një shaka asaj.

Jonida erdhi në studio dhe u habit kur pa që e kishin thirrur një djalë me emrin Albani dhe babai i tij i cili i tha mamasë së Stelinës se dy të rinjtë shoqërohen prej 6 muajsh.

“Kisha shumë besim tek Stelina. Nuk doja që gjërat që më kanë ndodhur mua të përsëriteshin tek ajo”, u shpreh Jonida.

Por shakaja nuk zgjati shumë, pasi Stelina i tha të ëmës se nuk e ka thirrur për këtë gjë e cila do ndodhë shumë vonë, por e ka thirrur që të dyja të “shembin murin” që kanë krijuar.

“Do doja që murin që kemi në mes ta shembnim dhe ta merrje jetën me pozitivitet”, u shpreh Stelina dhe i tha të ëmës të gjejë dikë e të ndërtojë jetën.

Por Jonida refuzon ta bëjë këtë duke u shprehur se e ka jetën të mbushur plot me dy engjëjt e saj. Ajo i premtoi Stelinës që do jetë më pranë saj dhe nënë e bijë u përqafuan./Xing.al

- Advertisement -

Përlotet Bieta, cfarë ndodhi në studio me të ftuarën: Të kisha në krah, të kam në shpirt

Në një rrëfim të ndjerë, të sinqertë dhe frymëzues, autorja dhe poetja Rita Petro ka treguar ditën e sotme se si ka ndikuar mungesa...

G Bani tregon momentin kur humbi shikimin nga syri i majtë..

Arban Përlala, i njohur nga të gjithë me emrin e artit G Bani ishte i ftuari i parë në emisionin S’e luan Topi. Ai ka...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.