HomeHistori ShqiptareE lënduar në...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk e pranon në shtëpi. 

“Jam nënë e katër fëmijëve. Më kanë nxjerrë  nga shtëpia. Fëmijët m’i kanë  mbajtur. Babai nuk më pranon, as vëllai. Jam në mes të katër rrugëve. Unë pa fëmijët nuk jetoj dot!” 

Rexhepi flet me urrejtje kundrejt së bijës dhe thotë se nuk dëshiron ta shohë. 

“Unë fëmijët  i kam rritur, i kam edukuar, i kam martuar. Tani nuk e di se çfarë kërkojnë prej meje. Unë atë që ka ardhur këtu nuk dua ta shoh fare!” 

Në përballjen e tyre në studio, babai i kërkon llogari vajzës se cila është arsyeja që e ka kërkuar.  Mes lotësh, Hana i përgjigjet: “Jam e lënduar në shpirt se e di mirë në jetën time ti se ç’kam hequr, se kam bërë mundim, sakrifica, në shtëpinë tënde si të kem qenë djalë më ke trajtuar!” 

Sipas versionit të Rexhepit që merr fjalën i pari duke përshëndetur më në fund, ai thotë se ka ndjekur traditat e Kukësit dhe e ka martuar vajzën. Hana kundërshton dhe thotë se i ati e ka fejuar e martuar brenda tri ditësh. 

Rexhep: Ne kemi tradita në Kukës! Nuk kemi tradita për të folur kot më kot! A more vesh? 

Eni Çobani: Kush po flet kot më kot? 

Rexhep: Unë e kam marrë, e kam martuar gocën. 

Eni Çobani: Na kanë martuar edhe ne baballarët, po? 

Rexhep: E kam martuar si gjithë të tjerët. 

Hane: Jo, nuk është si gjithë të tjerët! Nuk është si gjithë të tjerat baba se më fejove për tri ditë, fejesë, martesë. 

Rexhep: Ashtu re në pëlqim ti! 

Hane: Tri ditë fejesë, martesë, më ke lënë në mes të rrugëve! 

Rexhep: Ashtu ke rënë vetë ti! 

Hane: Ke dhënë fjalën në mes të rrugëe pa dëshirën time baba! 

Rexhep: Nuk ka qenë pa dëshirën tënde! 

Hane: Nuk është e vërtetë fjala siç thua ti! 

Rexhepi fajëson të bijën se ka kthyer fjalë duke mos i lënë atij hapësirë për ta mbrojtur. Hana ia kthen se ai ka vepruar pa e pyetur duke shkelur premtimin se thjesht do ta shihnin familjen duke e dorëzuar me një shtrëngim duarsh në rrugë. 

Hane: Ti në mes të rrugës ke dhënë fjalën, ke thënë “për hajër të qoftë!”, mixhës së ish-burrit tim. 

Eni Çobani: Kush është mixha i burrit? 

Hane: Sefedin Rexhepi. 

Eni Çobani: Kush ia ka dha dorën Sefedinit, Rexhepi? 

Hane: Rexhepi ia ka dhënë dorën Sefedin Rexhepit, gocën ta kam dhënë për çunin e vëllait, Jakup Rexhepin. 

Në vitin 2011, Hana u martua në Mikushnicë të Mitrovicës. I ati vazhdon të ngulmojë se ajo e dinte,  por Hana thotë se pranoi vetëm se tashmë gjithçka kishte marrë fund. 

Hane: Kur ka ardhur në shtëpi babai, më ka thënë “gocë, për hajër të qoftë se të kam fejuar”. I kam thënë si more baba e bëre këtë gjë ti? A prapë s’mendove ti që jam unë? 

Rexhep: Me dëshirën tënde, ishte dëshira jote, kemi biseduar bashkë. E kemi biseduar të dy bashkë, me ty dhe nënën tënde, e kemi biseduar. Këto janë akuza kot! 

Hane: Aty kam qenë unë me babain tim, me nënën time, me dy motrat e mia, njëra e fejuar e tjetra beqare dhe nuk ka pyetur asnjë, vetëm kokën e vet! 

Eni Çobani: Megjithatë ti pranove dhe shkove? 

Hane: Pranova për arsye se më dha, u krye çdo gjë, më fejoi babai. 

Eni Çobani: Dhe ti s’ia ktheje dot? 

Hane: S’ia ktheja dot.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Historia e trishtë e gruas nga Elbasani me trupin e një fëmije 8 vjeç që i shërben nënës së sëmurë

Fati Cara ka lindur me nanizëm. Ajo është 56 vjeçe një grua e vogël me zemër të madhe e cila zgjodhi të mos krijojë familjen e saj, por t’i përkushtohet e t’i shërbejë nënës së sëmurë. 56 vjeçarja me trupin...

Agjenti imobiliar thirrje emigrantëve: Shisni shtëpitë, mos i mbani bosh!

Amand Shkëmbi, ekspert i tregut të shit-blerjes së pasurive të patundshme është i mendimit se banesat e mbetura bosh si pasojë e emigrimit  janë një aset i  fjetur, që nëse do të ishin në treg do të kishin efekt...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.