Detaje të detaje dalin për ngjarjen në Vlorë, në të cilën nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën. Policia arrestoi sot autorët dhe zbuloi se u vranë për motive pasioni. Autori Kasëm Pirjasi është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit, Hysnie Hoxhallarin.
TCH raporton se që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit, ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren, e cila është nga fshati Strume i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën.

Dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshat dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin. Madje, sipas TCH për këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është baxhanak me një nga kushërinjtë e viktimave.
I pyetur nga policia, Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën.
Në këto kushte ka bërë edhe planin, ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë. Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën, ai e kishte njoftuar për masakrën.
“E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë”- tha ajo./L.P./