E konfirmon shkenca: Fëmija i dytë ka këtë ndryshim nga i pari

81786
0

Një studim i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se fëmija i dytë që vjen në jetë ka tendenca të jetë më i padisiplinuar,  dhe kjo vlen më shumë për djemtë.

Sipas studimit të realizuar në Kaliforni, fëmija i dytë zakonisht është më pak i suksesshëm në punë dhe në shkollë sesa fëmija i parë.

Ekspertët gjithashtu kishin zbuluar se fëmijët që kishin ardhur në jetë pas të parit, gjithashtu kanë probleme më të mëdha me ligjin.

Studiesit thonë se e gjitha kjo lidhet me sjelljen e prindërve.

Kur vjen në jetë fëmiaj i dytë, prindërit e rrisin më ndryshe, ndoshta shpeshherë duke u kujdesur më pak për të.

Ekspertët rekomandojnë për prindërit  që të kushtojnë më shumë kujdes për fëmijët që vijnë pas të parit.